Ermal Kuqo, gati për t’u veshur kuqezi
Basketbollisti që luan në Turqi në radhët e Efes Pilsen ka bërë një kërkesë në Federatën Botërore të Basketbollit (FIBA), për t’u aktivizuar me kombëtaren e vendlindjes në aktiviteten ndërkombëtare. Këtë ai nuk kishte mundur ta bënte disa vjet më parë, pasi Shqipëria nuk siguronte mundësinë e aktivizimit në arenën ndërkombëtare.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Kuqo, i cili është shprehur entuziast dhe i lumtur që në verën e këtij viti do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për eliminatoret e Divizionit B. Ermal Kuqo, që njihet si një ndër qendërsulmuesit më të fortë, është aktivizuar me Fenerbahçe, Split, Efes Pilsen, Valencia etj. Prej vitit 2004 ka qenë pjesë e kombëtares së Turqisë me të cilën është aktivizuar edhe në botërorin e vitit 2006.