E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Reali i Madridit eshte ngritur aktualisht ne nivelin e Barcelones

Trajneri i Anglise, Fabio Kapelo theksoi per gazeten italiane "La Gazzetta dello Sport" se Barcelona dhe Reali i Madridit jane aktualisht ne nivele te barabarta. - "Jo shume kohe me pare, mjaft njerez theksonin te bindur se Barcelona ishte ekipi me i mire i planetit dhe nuk rivalizohet nga asnje skuader. Por tani Madridi eshte shume i forte," - theksoi Fabio Kapelo. - "Disa te tjere theksonin se debutimi i Manuel Pelegrinit nuk do te kishte sukses. Por ai eshte nje trajneri i mire dhe e di shume mire se cfare duhet te bej ne fushe. A e keni pare si luajne lojtaret e Realit?" - shprehet italiani qe drejton ekipin kombetar te Anglise. Kapelo ka drejtuar ne dy kohe te ndryshme ekipin e Realit te Madridit. Ai flet ne te njejten kohe edhe per trajnerin e Barcelones, Pep Guardiola, i cili ka sjelle nje fryme te re ne futbollin evropian. " Sipas Kapelos, trajneri katalanas ka sjelle mjaft "Ide, energji dhe cilesi" ne radhet e skuadres katalanase. - "Barcelona e tij sulmon me te gjitha forcat dhe mbron gjithashtu me te gjitha forcat." Kapelo gjithashtu ka arritur qe te komentoje edhe mundesine e thirrjes ne skuader te mesfushorit, Devid Bekam, i cili eshte rikthyer ne radhet e Milanit, per te mbyllur edhe kete edicion. Kapelo siguroi se do te kete me siguri nje vend per mesfushorin e njohur, sepse Bekam "luan mire dhe fizikisht eshte duke ruajtur nje forme te kenaqshme." Kapelo theksoi se mosha nuk perben problem. - "Nuk dua te mbaj ne mendje moshen, por interesohem me shume per cilesine dhe Bekam ka mjaft cilesi si lojtar. Ai eshte serioz, profesionist i madh dhe ka shume deshire qe te jete ne boterorin e ardhshem," - perfundoi Fabio Kapelo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›