E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kerkon me ngulm Hamshik, nga Napoli

Drejtori i Interit, Lele Oriali ka planifikuar qe te firmose nje kontrate me asin e Napolit, Marek Hamshik dhe madje nuk ka ndermend qe te terhiqet edhe pse kjo levizje po has ne rezistencen e presidentit napolitan, Aurelio De Laurentis. Hamshik ka qene i lidhur me disa klube te rendesishme, mes te cilave mund te permendim Interin, Juventusin dhe Mancester Junajtid. Zikalterit nuk e kane bere ende te qarte nese kjo eshte nje transferim objektiv, apo vjen thjesht sepse skuadra e tyre ndodhet ne veshtiresi, pas mbylljes jo shume te mire te fazes se pare te kampionatit.- "Me pelqen shume Hamshik. Ai eshte vertet nje lojtar i ri dhe me te ardhme, prandaj deshirojme qe ta kemi ate ne radhet e ekipit tone," - theksoi Oriali per "La Gazzetta Dello Sport". - "Megjithate, Napoli nuk ka deshire qe ta shes kete lojtar. Ne do te jemi ne pritje, sidomos per momentin. E kemi te qarte se gjithcka varet edhe nga Interi, qe po insiston dhe ka deshire qe te firmose nje kontrate me kete lojtar," - shprehet Oriali. Hamshik eshte nje nga futbollistet me te mire per momentin ne Seria A dhe shihet si nje perforcim goxha i mire, per te ardhmen. Napoli, per te pergenjeshtruar zerat qe vijne nga klubi i Interit deklaroi se nuk ka asnje cmim per shitjen e ketij lojtari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›