Celsi gjen fitoren e munguar, radha e Arsenalit dhe Mancesterit
Celsi siguroi nje fitore te veshtire ne shtepi, ndaj Fulhemit, per te mbrojtur vendin e pare ne Premier Lige. Ne ndeshjen e djeshme derbi te Londres, Fulhemi vuri ne veshtiresi kryesuesit e Premier Liges, pas golit qe shenoi ne pese minutat e para te ndeshjes. Totenhemi kaloi ne zonen e "Champions", pas disa rezultateve pozitive dhe fitores qe siguroi ne ndeshjen e djeshme, ne Premier Lige, me ekipin e Uest Hemit. Birmingem Siti barazoi rekordin e kaluar, duke shenuar 11 ndeshje radhazi, pa pasuar asnje humbje ne kampionat, teksa kamerunasi Xherome shenoi golin e fitores. Evertoni siguroi fitoren e pare, pas tete ndeshjeve ne Premier Lige dhe shenoi dy gola, per te siguruar fitoren, kur Bernli mbeti me 10 lojtare ne fushe. Sanderlendi ishte ne kerkim te fitores se munguar jashte fushes, por megjithate iu gezua nje barazimi ne fushe te Blekbernit. Kryesuesit e Premier Liges, Celsi, siguruan fitoren qe mungonte ne ndeshjet e fundit, pas fillimit te pjese se dyte. Ne "Stamford Bridge" djemte e Karlo Ancelotit kerkuan me ngulm golin dhe ia dolen mbane, fale edhe ndihmes se kundershtarit. Celsi barazoi shifrat ne '73. Dhe vetem pas dy minutave loje, me nje autogol Blute siguruan fitoren e veshtire me ekipin e Fulhemit, qe kishte shenuar disa rezultate pozitive ne ndeshjet e fundit. Totenhemi siguroi fitoren e radhes, duke mundur rivalet londineze me rezultatin e paster, 2-0. Shume shpejt, ne '11 Luka Mordic shenoi me ane te nje parabole, pas rikthimit ne fushe, kur mungonte ne nje kohe prej kater muajve. Birmingem Siti mbetet ne zonen Evropiane, pas disa rezultateve qe i kane befasuar te gjithe. Birmingemi fitoi 1-0 ndaj Stouk Sitit. Blute avancuan vetem pas pese minutave loje ne pjesen e dyte te ndeshjes. Ish-lojtari i Sanderlendit El Hadji Diouf ndeshkoi ekipin e tij per te arritur fitoren e pare pas shtate ndeshjeve, teksa Blekberni barazoi dy here shifrat, kur miqte kaluan te paret ne epersi. Sanderlendi kaloi para me ane te nje goli qe shenoi Bent, ne fillim te pjeses se dyte te ndeshjes. "Macet e Zeza" u kthyen serish te fitorja brenda 65 minutave loje, kur shenuan edhe golin e dyte, por nuk mbajten ne fund avantazhin e krijuar karshi ekipit kundershtar. Evertoni i eshte rikthyer fitores ne "Goodison Park".