E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jeta ne cift", vjen ne tregun shqiptar libri me i fundit psikologjik

Nen sloganin "Promovo barazine tek cifti yt", vjen ne Shqiperi nje botim interesant i Shtepise Botuese "Mondadori", i shkruar nga psikologu dhe mjeku i famshem italian Willy Pasini, perkthyer nga Luljeta Dino. Ne nje korpus prej 315 faqesh, nen siglat kapitullore "Strategjite e njohjes nen moshen 30 vjec", "Te zbulosh seksin", "Edukimi i ri sentimental", "Riti i vardisjes ne kohet e S.M.S-ve" e "Seksi ne moshen e trete" etj., trajtohen me kompetence e zhdervjelltesi narrative probleme te mprehta te ciftit ne moshat 20, 40 e 60-vjecare, te para nen driten e pervojave te pasura klinike te autorit e mjekut seksolog italian Willy Pasini. I pare nen prizmin e ndryshimeve shoqerore, problemi i erosit dhe i stabilitetit te dashurise si ndjenje, perben nje shqetesim per qindra femra dhe meshkuj, te cilet parakalojne ne skanerin e psikologut me sigurite e pasigurite e tyre per ta menaxhuar kete ndjenje, sa humane e te fuqishme, aq delikate, kapricoze e te paqendrueshme ne kontekstin e zhvillimeve dinamike te shoqerise moderne, te cilat kane vene rendshem ne diskutim modelin e vjeter te familjes dhe rolin e saj te paracaktuar.
"Jeta ne cift" thote autori, "mund te jete nje kenaqesi, nje aventure ose nje bast, por mbi te gjitha ajo eshte nje pune e veshtire e perditshme, per te mbajtur ne sinkron erosin dhe dashurine si ndjenje ne marredheniet bashkeshortore". Mjafton te kujtojme numrin ne rritje te divorceve, bashkejetesat "de facto", dhe dashurite e lindura ne internet, per t'u bindur per nevojen e perballimit te sfidave qe na ben evolucioni i marrdhenies dashurore ne etapa te ndryshme te jetes. Nese ne moshen 20-vjecare kemi ankth per te gjetur partnerin ideal, ne moshen 30-vjecare kalojme ne menyre impenjative nga "dyshja" tek familja, ne te 40-at kemi veshtiresi ne perputhjen e erosit me zemren. Ndersa ne moshen e trete (mbi te 60-at) na shqeteson problemi i seksualitetit tek ciftet afatgjata. Ne kete liber te urte psiologjik, mesazhet e psikologut italian na ndihmojne te sqarojme medyshjet e ndjenjave e te marredhenies delikate, te permiresojme komunikimin ne cift e te forcojme vetebesimin per te kultivuar shpresen se cdo cift mund te behet nje dyshe solide e jetegjate, ne lartesine e nevojave e deshirave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›