Bekam bashkohet me Milanin ne stervitje
Devid Bekam, nje nder lojtaret me te famshem ne bote, po kerkon qe te jete vazhdimisht ne qender te vemendjes. Ai ka suprimuar kuqezinjte, ne paraqitjen e pare te klubi i Milanit. Gjate prezantimit te djeshem, Bekam ka mbajtur nga afer nje truproje. Ylli anglez i "The LA Galaxy" i eshte bashkuar gjiganteve italiane, per here te dyte ne karrieren e tij, me nje marreveshje qe skadon pas gjashte muajve. Pas bashkimit me Milanin, Bekam do te kete mundesine qe te marre pjese ne radhet e ekipit te Fabio Kapelos, per finalet e Kupes se Botes se veres se ardhshme.
Bekam shpreson qe te kete nje impakt sa me te thjeshte ne "San Siro", ku ne eksperiencen e pare arriti dhe shenoi dy gola dhe dha shtate asiste ne 18 paraqitje ne Seria A. Pas fazes pergatitore, me rifillimin e kampionatit, Devid Bekam do te kete mundesi qe te ndeshjet ne "Champions", ndaj ish-ekipit te tij anglez, Mancester Juanajtid, ndeshje qe do te luhet ne muajin shkurt.