E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo, "diktatori" i Anglise

Askush nuk mund te gaboje me Kapelon. Filozofia e tij i perket futbollit amerikan, me moton: "Rruga ime, drejt suksesit". Kapelo ia del mbane gjithmone. Asnje lojtar nuk arrin qe te fitoje me argumente, ndaj Fabio Kapelos, keshtu qe askush tjeter nuk mund te afroje dot nje argument te vetem, kunder tij. Ser Alf Ramsei frymezoi nje ekip te ngjashem rreth 40 vjet me pare. Kapelo punon me standarde, vepron ne menyre korrekte dhe ekipi i tij ndjek nje plan, ndertuar prej nje njeriu me eksperience dhe me tregues konkrete, qe vertetojne se eshte i suksesshem. Si i tille, Kapelo, edhe ne demokraci nuk le vend per debat ne radhet e shoqerise, keshtu qe ai eshte nje diktator. Kazakistani luajti 20 minuta dhe rrezikoi pozitat e Anglise. Por Kapelo di te veproje, madje ai ka ne mendje fitoren, edhe ne minuten e fundit. Di te nxjerre ekipin atu ku duhet dhe Anglia provoi edhe nje here se eshte ne lartesine e duhur, per te shkuar ne boteror, por eshte rreshtuar si kandidate e forte, per ta fituar kompeticionin me te rendesishem te futbollit ne planet. Lojtaret e kombetares se Anglise luajne me zemer dhe jane perzgjedhur ne baze te talentit e zoterojne ne fushe. Instikti i Kapelos kupton profesionalizmin e futbollit anglez dhe lojtaret i pergjigjen standardeve qe ia ka vendosur. Fabio Kapelo ka kreditin e duhur per t'i ndryshuar gjerat si me mire. Atehere, pika me e rendesishme e se vertetes? Disa trajnere angleze i komplikojne gjerat duke mos pasur asnje fakt, duke leshuar kritika, kur nje trajner italian punesohet ne Angli. Ata nuk jane te gabuar ne kete drejtim, por mund te quhen totalisht budallenj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›