Kuzhe: Me ide te qarta, per reformat kuqezi
Aranit Muraci
Kombetarja shqiptare pas ndeshjes me Portugaline, i eshte drejtuar rezidences se saj ne Durres, per te pritur ndeshjen e radhes miqesore, me Gjeorgjine ne 10 qershor, ndeshje qe do te luhet serish ne Tirane. Kjo sfide do te jete testuese dhe e vlefshme per trajnerin kroat Josip Kuzhe, qe duhet te marre reformat e duhura gjate muajve te veres. Misioni i kroatit qe zuri vendin e holandezit, Ari Han, ne drejtimin e kombetares sone eshte i tille, qe te formoje nje skuader te forte dhe me pretendime serioze ne eliminatoret e ardhshme, e cila duhet te justifikoje besimin e vazhdueshem te tifozeve, si dhe per te nderuar fanellen kuqezi. Per fat te keq, edhe pse ne Brage te Portugalise nen drejtimin e paraardhesit te tij holandez, Shqiperia mori nje barazim historik, me tej nuk u shfaq ne nivelet e pritshme. Per rrjedhoje loja e kombetares shqiptare dhe rezultatet e fundit, qe arriten kulmin me humbjen ne Danimarke, i zemeruan pa mase shqiptaret e shumte qe ndjekin me pasion perfaqesimet e kombetares. Me nderrimin e trajnereve, kroati Kuzhe, ne premieren e tij ne kombetare mori vleresimin e shumices se opinionit sportiv, nderkohe qe tha se i ka te qarta disa vendime, qe do te zyrtarizohen me vone. "I kam te qarta vendimet qe me duhet te marr ne ditet e ardhshme", - theksoi trajneri i kombetares, Josip Kuzhe. "Vleresoj lojen e Shqiperise, ndaj Portugalise. Nuk e meritonim humbjen. Por disa lojtare dhe te tjere qe do te bashkohen me tej, besoj se do te forcojne ekipin, per te konkurruar ne nje te ardhme te shpejte", - shtoi me tej Kuzhe. Trajneri kuqezi, edhe ne zevendesimet qe kreu me Portugaline, shfaqi maturine e duhur, cka i solli kombetares stabilitetin e munguar ne loje. Nje dite pas humbjes, trajneri i kombetares, Josip Kuzhe deklaroi se kuqezinjte nuk e merituan nje disfate te tille, por pranoi se lojtaret e shquar dhe cilesia e nje ekipi te forte si Portugalia, mund te shenonin ne cdo moment te lojes. "Ekipi tregoi nje nivel qe duhet vleresuar, ndaj nje ekipi te madh si Portugalia, edhe pse e humben ndeshjen ne fund, - theksoi Kuzhe. - kjo ndeshje me ka nevojitur qe te nxjerr konkluzione per secilin lojtar, ne baze te paraqitjes." Me 10 qershor trajneri do te aktivizoje edhe pjesen tjeter te lojtareve qe ka grumbulluar, per te njohur tere kontingjentin e lojtareve qe ka ne dispozicion.
6 pike Pas tete ndeshjeve, kombetarja jone duhet te luaje edhe dy takime, me Suedine ne Solma dhe me Danimarken ne Tirane. Kuqezinjte i kane te pakta shanset, qe t'i shpetojne vendit te parafundit ne grupin e pare, ne fund te eliminatoreve te boterorit afrikan.
27 lojtare Trajneri kroat thirri ne kombetare disa lojtare me shume, ndryshe nga zakonisht, per t'i provuara ne miqesoren e 10 qershorit ndaj Gjeorgjise, ku do te marre edhe vendimet per disa reforma qe ka paralajmeruar kur mori drejtimin e ekipit.
Ndaj Gjeorgjise, ndryshime ne formacion
Trajneri kroat, Josip Kuzhe nuk do te perfshije ne ndeshjen miqesore ndaj Gjeorgjise, nje pjese te mire te titullareve. Altin Lala nuk eshte aktivizuar ndaj Portugalise, ashtu si Dallku, per shkak te kartoneve, kurse sulmuesi qe shenoi golin e vetem per kuqezinjte, Erjon Bogdani dhe ndonje tjeter nuk do te perfshihen ne ndeshjen miqesore ndaj gjeorgjianeve. Sipas planit te trajnerit kroat, ne kete ndeshje do te aktivizohen nje pjese e mire e atyre lojtareve, qe nuk kane qene me pare titullare, per t'iu dhene mundesi qe te tregojne veten se jane te zote, te mbrojne fanellen kuqezi.
Kuqezinjte, "shfajesojne" portierin Hidi
Gabimi i portierit Isli Hidi e ka merzitur se tepermi kete te fundit, qe ka ndjere peshen e fajit pas ndeshjes, por shoket e skuadres jane perpjekur qe ta motivojne, duke i kujtuar se i ndodh secilit prej tyre dhe portiereve te shquar. Edhe nje dite pas ndeshjes, gabimi i Hidit eshte komentuar gjate, gabim qe nderoi dhe mund te coje Portugaline, ne boteror. Ne minuten e trete shtese, Portugalia siguroi tre piket me golin e Bruno Alveshiut qe shenoi me koke. Per 90 minuta loje, Portugalia dhe kombetarja shqiptare ishin te barabarta, si ne loje, edhe ne rezultat. Ne pjesen e pare shenoi Almedia dhe barazoi dy minuta me vone Bogdani, per kuqezinjte.