E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuerioz: Shqiperi, ndal Danimarken!

Portugalia vijoi edhe nje dite tjeter stervitje, ne kryeqytetin shqiptare, per te pritur mbremjen e djeshme, ku eshte larguar drejt Estonise. Portugalia do te luaje me 10 qershor nje ndeshje miqesore, kunder Estonise. Trajneri i Portugalise dhe ekipi qe ai drejton, dje paradite, para se te largoheshin nga kryeqyteti yne, zhvilluan nje seance stervitore. Gjate stervitjes ne "Selman Stermasi", Kuerioz vleresoi edhe nje here tjeter paraqitjen e kuqezinjve dhe theksoi se Shqiperia i ka mundesite qe te ndale kryesuesen e grupit tone, Danimarken. "Ekipi i Danimarkes mund ta humbe vendin e pare, nese nuk fiton ndeshjen me Shqiperine, ne Tirane" - theksoi Kuerioz. - "I lutem ekipit tuaj qe te ndale Danimarken, pasi ndaj Portugalise, ne te dy ndeshje tregoi se eshte ne gjendje te arrije rezultate te medha. Pavaresisht humbjes, Shqiperia zhvilloi nje ndeshje shume te mire. Asnjehere nuk e kisha menduar aq te veshtire fitoren," - theksoi Kuerioz. Portugalia shenoi nje fitore, "in-ekstremis", ne "Qemal Stafa". Nje gabim i Hidit pas daljes nga porta i dha mundesi Bruno Alveshit, qe te shenonte golin e fitores, me vlere te tre pikeve.

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›