E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia: Endrra e boterorit vazhdon, edhe pse me probleme

Mediat portugeze pershendeten nga njera ane fitoren e Portugalise, teksa i vleresuan tre piket. Per lojen ekipi serish mori kritika te ashpra. Sipas medieve kryesore, Kristiano Ronaldo dhe lojtaret e tjere qe pretendojne se jane te nje niveli me te larte, nuk bene diferencen perballe kuqezinjve tane. Madje portugezet theksuan se Portugalia nuk eshte se pati fat, qe shenoi ne fund, ate gol qe mund te jete vendimtar, per te prere ne finale, nje bilete. U desh koha shtese qe te mposhtej Shqiperia (2-1), ne saje te nje goditje te sakte me koke te Bruno Alveshit. Keshtu, Portugalia premtimin se do te kualifikohet ne finalet e boterorit afrikan vazhdon ta ruaje, duke e perforcuar madje edhe me humbjen e Suedise ne lufte per te siguruar vendin e dyte. Portugalia vazhdon te enderroje finalet e "Kupes se Botes 2010" dhe matematika e lejon ate, fale fitores qe siguroi ne Tirane. Ne te kundert shanset do t'i kishte me te pakta. Portugalise i mungonte identiteti i nje grupi kolektiv. Kristiano Ronaldo ka marre nota pozitive per 18 minutat e para te lojes. Me kalimin e minutave, pas barazimit te Bogdanit, sipas portugezeve, loja e tyre eshte perkeqesuar. Nani dhe Edinjo nuk ishin te mjaftueshem per te ndryshuar rrjedhen e lojes. Bruno Alvesh shenoi ne fund dhe ne kete moment per Portugaline u duk se fitorja ra nga qielli, fjale per fjale, duke i dhene mundesi ekipit qe t'i pergjigjet sidoqofte disi argumenteve kunder tyre. Portugalia siguroi nje fitore, te mjaftueshme per te vijuar endrren e saj, qe te kualifikohet ne boteror, si fillim, pastaj per te pasur pretendime te tjera.

Grupi 1

Fitorja befasuese e Danimarkes ne Suedi konfirmoi danezet ne krye te grupit tone, duke zhytur Suedine e Zlatan Ibrahimovicit ne krize. Keta te fundit duhet te presin ndonje gabim prej Portugalise, per te fituar ndeshjet dhe te shpresojne kualifikimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›