E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga zjarret, debat ne Keshillin Bashkiak

Problematikat e zjarreve te stines se Veres ne qytetin e Gjirokastres dhe masat e marra per parandalimin e tyre, ka qene nder tematikat me te diskutuara gjate mbledhjes se radhes se Keshillit Bashkiak. Shefi i repartit zjarrfikes, Lefter Qirici, ka sjelle perpara keshilltareve situaten aktuale ne lidhje me masat antizjarr ne qytetin e gurte. Sipas tij, ne rastet e vatrave te mundshme te zjarrit, sherbimi perballet me veshtiresi, sic jane rruget e ngushta dhe te pakalueshme per automjetet zjarrfikes, zenia e rrugeve nga parkime automjetesh, ndertime me ngushtime rrugesh, hedhje material inertesh etj. Keshilltare te ndryshem kane shprehur interesimin e tyre ne lidhje me shkallen e pajisjes me fikese dhe mjete antizjarr te institucioneve publike, godinave shkollore, biznesit etj., dhe rrugezgjidhjet per parandalimin e tragjedive te mundshme. Disa dite me pare reparti zjarrfikes leshoi alarmin per bizneset qe nuk ishin pajisur me fikese ne raste te vatrave te zjarrit.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›