Kapelo e Sneijder per Anzhin
Fabio Kapelo mund të bëhet së shpejti trajner i Anzhi Makhaçkalas. Lajmi vjen nga Rusia, ku sipas mediave pronari i klubit Kerimov po mendon të largojë trajnerin Krasnozhan, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës vetëm një muaj më parë. Largimi i “Don Fabios” nga përfaqësuesja angleze kanë rikthyer interesin e klubit nga Dagestani për Kapelon, për të cilin është gati një kontratë e parefuzueshme. Në orët e fundit, janë bërë hapa të rëndësishëm përpara drejt emërimit të Kapelos te Anzhi. Në fakt, tekniku italian ndodhet në Moskë dhe brenda dy ditëve pritet arritja e marrëveshjes me klubin e Premierligës ruse, ndërsa alternativa e vetme e vlefshme për strategu holandez, Gus Hidink. Për të bindur Kapelon që të pranojë detyrën te Anzhi, Kerimov është i gatshëm të vazhdojë investimet me shifra të “çmendura” në merkato për të përforëcuar skuadrën. Në fakt, pas afrimit në fillimit të sezonit të Samuel Eto’o nga Interi, në skuadrën e kampionatit rus tashmë synon edhe Uesli Sneijder. Aventura e yllit holandez te zikaltërit duket të fund dhe afati final për largimin e tij duket muaji qershor. Te Anzhi ëndërrojnë që Sneijder të afrohet prej ditëve të ardhshme, edhe sepse merkato në Rusi ende nuk është mbyllur. Por, duke qenë se fantazisti nuk preferon të largohet menjëherë nga Seria A, përfaqësues të klubit janë paraqitur në Milano për të nisur negociatat me Interin dhe kërkojnë të sigurojnë të paktën një parakontratë me numrin 10.