E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Restelicë

PRISHTINË-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e fatkeqësisë tragjike, që ndodhi në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, ku humbën jetën nga orteku i borës 10 anëtarë të familjes Reka, në një deklaratë pak më para shprehu ngushëllimet më të sinqerta.

“Me shqetësim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të 9 qytetarëve, shkaktuar nga orteku i borës. Kjo tragjedi ka prekur thellë, jo vetëm familjarët e të afërmit, por edhe tërë qytetarët e Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të familjes Reka”, tha ai.

“Në këto momente shumë të dhembshme, vlerësoj lart angazhimin e jashtëzakonshëm që bënë dhe po bëjnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, të trupave të KFOR-it, si dhe qytetarët, që në këto kushte tejet të vështira atmosferike po bëjnë gjithçka që është e mundur për të nxjerrë dhe shpëtuar të goditurit nga orteku i borës”, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›