Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha vizite ne Katar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Katar, ku nënshkroi një marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës e Dohas. Në qendër të kësaj vizite janë pikërisht diskutimet për projektet e zhvillimit të Tiranës. Gjatë vizitës së tij, kryebashkiaku Basha zhvilloi takime me drejtues të Ministrisë së Punës dhe të Pushtetit Lokal të Katarit. Madje, pritet që Kryetari i Bashkisë së Tiranës të nënshkruajë një marrëveshje punësimi me zyrtarët e Dohas, me qëllim punësimin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend.