Kuvendi per autorizimin e fillimit te ndjekjes penale te deputeteve te PS-se

Lidhur me pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme, të publikuar sot në një gazetë të përditshme, Kuvendi i Shqipërisë thekson se nëpërmjet shkresës nr 364 qe mban datën 3.2.2012 përcjellë Sekretarit të Përgjithshëm, Marlind Myftiu, ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, vendimet e Kuvendit 4/2012, 5/2012 dhe 6/2012 për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale, përkatësisht për deputetët Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj. Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit të Shqipërisë, shkresa me vendimet e mësipërme është marrë në dorëzim me firmë nga Përgjegjësja e Zyrës së Protokollit të Prokurorisë së Pergjithshme, Loreta Paparito, në orën 13:15 të së njëjtës datë. Ndërkohë që njoftimi thekson gjithashtu se vendimet janë dërguar edhe në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për botim dhe kopjet e shkresës, vendimeve të Kuvendit dhe të librit të Protokollit, në të cilin është firmosur marrja në dorëzim e tyre nga Prokuroria e Përgjithshme janë bashkëngjitur. Çdo pretendim tjetër është trillim dhe i pavërtetë, theksohet në njoftimin për shtyp të Kuvendit të Shqipërisë.