Kompania e basteveofertë 100 mijë USDpër oktapodin Pol
RUSI- Një kompani bastesh sportive në Rusi ka ofruar 100 mijë dollarë për të blerë oktapodin Pol nga akuariumi i Oberhauzenit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ruse.
“Do të jetë një nga 120 punonjësit tanë”, shpjegoi Oleg Juravski, një nga bashkëpronarët e shoqërisë “ligastavok.com”. Oferta i është bërë drejtuesve të akuariumit të Oberhauzenit ku jeton Poli. Oktapodi Pol u bë tepër i famshëm në Botëror, duke gjetur të gjitha ndeshjet e Gjermanisë si edhe fitoren e Spanjës në finale ndaj Holandës.
Kjo nuk është oferta e parë për oktapodin Pol. Në fillim ishin disa biznesmenë spanjollë që kërkuan të blejnë për 30 mijë euro, ndërsa një ofertë erdhi edhe nga kompania angleze Uilliam Hill.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)