E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta për vrasjene 16 vjecarit, banorëtakuza policisë

LEZHE- Banorët e Lezhës janë solidarizuar sot me familjarët e 16 vjecarit të vrarë, gjatë një shkëmbimi zjarri më policinë, për të kërkuar autorët e vrasjes së të riut.
Përmes një proteste paqësore të nisur nga sheshi kryesor i qytetit, që vazhdoi më pas përpara ambienteve të komisariatit të policisë, banorët kanë kërkuar vënien përpara drejtësisë të autorëve të vrasjes së 16 vjecarit A.S.

Protestuesit kanë akuzuar policinë për vrasjen e një të pafajshmi.

I riu u vra në fshatin Balldre të Lezhës pasditen e së shtunës teksa udhëtonte në makinën e cila ishte vënë në ndjekje nga policia për shkak se në të ndodheshin personat e identifikuar si grabitësit e shtetasve malazezë.

Këta të fundit ju përgjigjen më zjarr thirrjeve të policisë për tu ndalur, cka detyruan efektivët ti kundërpërgjigjen zjarrit. Disa plumba kapën kokën e 16 vjecarit i cili u gjet i vdekur në makinë pak caste më vonë, kur të kërkuarit e braktisën mjetin në brendësi të fshatit Balldre.

Policia arriti të arrestojë një ditë më pas, 2 personat e dyshuar për grabitjen me armë të shtetasve malazezë, javën e kaluar në një lokal në hyrje të autostradës Lezhë-Shkodër. Njëri prej të arrestuarve është 25 vjecari Ardit Skanaj vëllai i viktimës, ndërsa tjetri një futbollist i skuadrës së Vllaznisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›