Kapelo kthen Terrin kapiten, plasin polemikat tek Anglia
ANGLI- Skandali “Terri-Perronsel” është harruar dhe Fabio Kapelo ka rikthyer sërish Xhon Terrin si kapiten të Anglisë. Një vendim, që ka rihapur polemikat në kampin e kombëtares angleze, ku mbrojtësi i Çelsit nuk është më aq i preferuar që prej tradhtisë ndaj mikut të tij Uejn Brixh. Por, vendimi i Kapelos duket se ka shkaktuar irritimin e mbrojtësit të Mançesterit Rio Ferdinand, që sipas shtypit britanik, ka vendosur të tërhiqet nga ekipi kombëtar.
Ferdinand është i dëmtuar dhe nuk do të luajë ndaj Uellsit, por ai shpresonte që të vazhdonte të ishte kapiteni i Anglisë edhe në të ardhmen. Gjithsesi, tekniku italian duket se e ka lënë pas historinë e një viti më parë, kur Terri u zbulua se kishte raporte seksuale me të fejuarën e shokut të tij të skuadrës. Sipas mediave, Ferdinand ka bërë të ditur se përsa kohë të jetë trajner Fabio Kapelo, ai nuk do të veshë më fanelën e Anglisë.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë vërtetë kështu apo mbrojtësi ka folur në inat e sipër. “Daily Mail” shkruan se pasi ka lexuar lajmet nëpër gazeta, Ferdinand i ka telefonuar Kapelos për t’i dhënë mbështetjen e tij për rikthimin e Territ si kapiten, ç’ka lë të kuptohet se në skuadër ka një qetësi, të paktën për momentin. Anglia do të luajë ditën e shtunë ndaj Uellsit, në ndeshjen e vlefshme për grupin G. “Tre Luanët” kanë 7 pikë në grup, 3 më pak se Mali i Zi, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)