E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Ministri i Financave: Jo uljepagash e pensionesh

ATHINË- Ministri i financave Jorgos Papakonstantinou la të hapur mundësinë e masave shtesë për përftimin e shumës 1.8 miliardë Euro, me qëllim mbulimin e “vrimës së zezë” të buxhetit, por nxitoi të sigurojë se në planin e ardhshëm 3 vjecar, në kuadër të këtyre masave, nuk do të ketë shkurtime horizontale në pagat dhe pensionet, dhe as shtim të taksave.

Ministri tha se në fillim qeveria do të bjerë dakord me planin e përfaqësuesit e Trojkës, më 15 prill duhet të miratohet nga qeveria që deri më 15 maj të bëhet një ligj shtetëror.

Ministri i Financave njoftoi gjithashtu se pritet nesër mbledhja e Komitetit ministror të privatizimit. Sipas një vlerësimi fillestar të pasurive të Ndërmarrjeve Shtetërore, privatizimi i tyre kap vlerën deri në 8 miliard euro.

Ministri Papakonstantinu njoftoi gjithashtu se të ardhurat nga taksa e shfrytëzimit të rrugëve, do të shfrytëzohen për të kontribuuar në uljen e borxhit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›