Kapelo mbështet Pelegrinin: Ka bërë punë të mirë te Reali
Në një intervistë për “GolTv”, italiani i stolit të “3 Luanëve” u shpreh: “Pelegrini ka bërë një punë të mirë me Realin. Ka fituar shumë pikë dhe aktualisht ekipi i tij ndodhet përpara Barcelonës”. Sipas Kapelos, lojtarët që aktualisht bëjnë diferencën me skuadrat e tyre janë Ronaldo, Mesi dhe Runi. Pa harruar edhe Aguarron dhe Paton.
Në lidhje me skandalin e fundit në kombëtaren që ai drejton, tekniku italian beson se konflikti personal mes Territ dhe Brixhit nuk do ketë asnjë ndikim te ekipi. Gjithashtu, ai konfirmoi se i ka bërë një vend Dejvid Bekamit në skuadrën që do të marrë me vete në Afrikën e Jugut, edhe pse mesfushori i Milanit së fundi pësoi një dëmtim të rëndë.