E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Përleshen familjet në Lipjan, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

Përleshja me armë zjarri midis dy familje në Lipjan të Kosovës, ka lënë pas një të vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 20:00 të mbrëmjes. "10 persona të plagosur me armë zjarri u transportuan në QKUK në Prishtinë ku njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve nga armët e zjarrit", bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja nisi teksa anëtarë të dy familjeve ishin duke udhëtuar me autobus pë në fshatin Ribar i Madh të Komunës se Lipjanit dhe dyshohet se rrahjet dhe të shtënat kanë vazhduar edhe jashtë tij në rrugë dhe në afërsi të saj.Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë një mosmarrëveshje në mes familjeve Hoti dhe Duriqi nga Ribari i Madh, sidoqoftë procesi hetimor do të zbardhë rrethanat e këtij incidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›