Kapelo, në fund të muajit të mjaltit?!

Pas një muaj mjalti shumë të gjatë me Anglinë, Fabio Kapelo ka filluar të ndjejë një lloj presioni, të cilën ai e ka pasur kur ka drejtuar Realin e Madridit dhe Milanin.
Kapelo do të shkojë në ndeshjen kundër Algjerisë duke qenë për herë të parë para një votimi serioz përballë popullit anglez, qysh kur morri në ngarkim “tre luanët” 30 muaj më parë.
“A keni bërë ndonjë gabim në ndeshjen e parë”, y pyet Kapelo në lidhje me barazimin 1-1 kundër Shteteve të Bashkuara.
Një pyetje që dukej absurde një muaj më parë, pasi Kapelo ia doli të çojë Anglinë në Botëror, kur paraardhësi i tij, Stiv Meklaren kishte dështuar ta çonte Anglinë në Euro 2008-n.
“Të gjithë trajnerët mund të bëjnë gabime”, u përgjigj Kapelo, por italiani nuk pranoi se ndaj amerikanëve.
“Ndoshta pas kësaj ndeshjeje kishte pak negativitet dbhe pak pakënaqësi pas barazimit”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili