E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripleta, Higuani barazohet me Batistutën

Gonzalo Higuain shënoi tripletën e parë në një Kupë Bote pas 12 vitesh, duke udhëhequr Argjentinën në një fitor 4-1 kundër Koresës së Jugut, por të githa pasat e fundit ishin të Lionel Mesit.

Sulmuesi argjentinas shënoi me kokë në minutën 33-të në “Soccer City” duke realizuar edhe dy të tjerë në minutën e 76-të dhe 80-të.

Gabrel Batistuta kishte shënuar tripletën e fundit në një Botëror, kundër Xhamajkës në vitin 1998 në Botërorin francez. Ai gjithashtu kishte shënuar tre gola kundër Greqisë në “SHBA 1994”.

Argjentinasi tjetër që ka shënuar tre gola në një Kupë Bote ka qenë Guillermo Stabile në fitoren 6-3 në ndeshjen inaugurale kundër Uruguait në vitin 1930.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›