Runi: Dua të jem sa gjysma e Peles dhe Maradonës

Sulmuesi i Anglisë, Uejni Runi është i përqendruar për të provuar veten se është nga sulmuesit më të mirë në botë pas ndeshjes së tij të qetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Runi, për të cilin ekspertët besonin se do të ishte një nga më të spikaturit në Botëror, thuajse doli jashtë lojë në barazimin 1-1 kundër SHBA-ve.
Sulmuesi 24-vjeçar bëri një fushatë të shkëlqyer në Premier Ligë me Mançester Junatid, por dëmtimi i tij në ndeshjen kundër Bajernit të Munihut në Ligën e Kampioneve ka ndikuar jo pak në formën e tanishëm të Runit.
Anglia synon të lërë pas shpine barazimin me SHBA-të në ndeshjen hapëse, ndërsa ajo do të përballet të premten me Algjerinë, të vetmen skuadër ende pa pikë në grupin C.
“Kjo është një mundësi e madhe për mua për të treguar vetën në nivelin botëror”, - tha Runi.
“Unë kam parë atë që ka bërë Maradona dhe Pele. Ata e fituan Kupën e Botës duke marrë virtualisht ekipin mbi shpatullat e tyre dhe ia dolën. Nëse unë do të arrij të bëj gjysmën e asaj që kanë bërë ata, kjo do të jetë diçka e madhe. Është e vështirë për mua të luaj aq mirë sa unë dëshiroj pas dëmtimit që pësova kundër Bajernit të Munihut”.
Sigurisht që unë dëshiroj të shënoj. Futbolli ndërkombëtar është i vështirë tani. Ne kemi nevojë për 11 lojtarët për të fituar ndeshjet”.
ANGLIA
Trajner: Fabio Kapelo (italian)
Kapiten: Stivën Xherard
Ylli i skuadrës: Uejni Runi
Vlera e lojtarëve: 440 mln euro
Numri i klubeve: 42 500
Numri i lojtarëve: 2 680 000
Viti i themelimit: 1863
Anëtarësimi në FIFA: 1905
Pjesëmarrje: 13
Trofe: 1 (1966)
Bilanci: 56 N, 26 F, 16 B, 14 H
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili