Kapen 0.5 kg kokaine policia ka prangosur tre poseduesit e saj
Anti-droga e qytetit të Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 0.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, ndërsa ka prangosur tre poseduesit e saj.
Operacioni është zhvilluar në qytetin e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ku agjentët e anti-drogës së qytetit bregdetar te Durresit dhe shërbimet policore të Vlorës organizuan operacionin për kapjen e shpërndarësve të lëndës narkotike.
Në pranga përfunduan Edison Sulejmanit 26 vjeç, Enea Sulaj 21 vjeç si dhe Ervin Bardhaj 42 vjeç me banim në Vlorë.
Tre te arrestuarit u ndaluan në qendër të qytetit bregdetar gjatë kohës që po udhëtonin me automjetin me targa të Vlorës 88 93 B, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjet u gjet sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë.
Policia sqaron se kohë më parë, agjentët e antidrogës pranë policisë së Durrësit në rrugë operative siguruan informacione për një rrjet tregtie kokaine në qytetin e Vlorës, duke disponuar dhe emrat e shpërndarësve të dyshuar.
Aktualisht, specialistët e seksionit të Luftës Kundër Drogës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës e Vlorë, po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti trafiku, apo hetimin e persona të tjerë të përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.