Tritol ne Tapize/ Hidhet ne ere muri rrethues i nje banese
Muri rrethues i një banese në Tapizë të Niklës në Krujës është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Nazif Çiku, dhe lënda shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së tij.
Pronari i banesës shprehet se nuk ka pasur probleme apo konflikte me persona të tjerë, gjë që mund të hidhte dyshime për këtë ngjarje.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Po në këtë fshat gjatë natës është djegur edhe një autoveturë në pronësi të shtetasit Bektash Sinani.
Djegia e autoveturës është bërë në oborrin e banesës së tij, për shkaqe që ende nuk dihen.
Ndërkaq policia e Krujës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjeve.