E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia kosovare ngre një zyrë në 'Kroin e Vitakut’

MITROVICE-Duke nisur nga e premtja Policia e Kosovës- stacioni veri në Mitrovicë, ka bërë funksionale një pikë statike në lagjen "Kroi i Vitakut" me prezencë policore gjatë 24 orëve, njoftoi policia përmes një komunikate për median.

Në këtë vendodhje thuhet se është vendosur një barakë (konteiner), për të siguruar kushte më të volitshme për punë për zyrtarët policor.
Mësohet se vendimi për vendosjen e kësaj pike statike është bërë në parim me metodologjinë e re të punës në sektorin e policisë.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›