Vlorë, Konsulli Strozzi: Dënim alternativ për shtetasin italian
VLORË- Konsulli italian në Vlorë Sergio Stroxhi reagon në lidhje me arrestimin e italianit Nicola Malaspina, brenda ambienteve të spitalit psikiatrik në Vlorë, ku ndodhej i shtuar prej disa ditësh. Stroxhi shprehet me rezerva për procedurën e ndjekur për arrestimin e tij, në një gjendje të rënduar shëndetësore, pak kohë pasi kishte dalë nga bugu i Vlorës, me masën liri me kusht, ndërsa kishte vuajtur disa vite dënimi.
“Nga ajo cfarë rezulton në kartelën mjekësore, Malaspina ka probleme serioze mendore dhe nuk mund të përballojë një dënim me burg. Ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit dhe i ka mbetur vetëm një vit burg. Pikërisht për këtë kërkojmë nga autoritetet shqiptare, një dënim alternativ për këtë njeri, pasi nuk është më në gjendje të bëjë keq”, thekson konsulli.
Ndërkaq burime nga policia e Vlorës deklarojnë se arrestimi i Malaspinës është bërë, për shkak se ka thyer urdhrin arrest shtëpie.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)