E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Politika të vazhdojë rrugën e reformave

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një deklarate për mediat, përshëndet ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, në seancën e djeshme të Kuvendit.

“Ambasada e SHBA mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE, veçanërisht ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera SHBA-të inkurajojnë politikën shqiptare të vazhdojë rrugën e reformave.
“Nxisim të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›