Basha: 50 të punësuar, kompania clirohet nga taksat lokale
TIRANË- Kryebashkiaku Lulzim Basha Basha sot pasdite, vizitoi fillimin e punës së kompanisë italiane Telemarketing, ku u shpreh se bizneset që do te punësojnë 50 persona clirohen disa vite nga taksat lokale.
"Për të gjitha bizneset që do të punësojnë rishtazi 50 të punësuar do të hiqen taksat lokale për katër vite. Jemi plot besim që çdo investitor në këto kushte do të gjejë ambientin më të përshtatshëm për vende pune në Tiranë".
Telemarketing, kjo kompani, që përfaqëson interesat e Infostradës në Itali, një prej bizneseve më të mëdha të telekomunikacionit, ka punësuar së fundmi 40 të rinj në veprimtarinë e telemarketingut, duke përdorur teknologjinë e avancuar të informacionit dhe targetuar tregjet europiane.
Me tej Basha tha se "Bashkia ndihet e lumtur, sepse politikat e saj kanë ndihmuar në fillimin e punës së kompanisë italiane dhe do të vazhdojë të ndihmojë me fillimin e investimeve të tjera në qytet. Kemi hequr 60 tarifa dhe taksa, po punojmë me Koorporatën Ndërkombëtare që brenda janarit, biznesi dhe investitorët vendas dhe të huaj, të shërbehen në një ndalesë për liçencat dhe lejet që jep Bashkia".
Sipas kryebashkiakut, punësimi i të rinjve, duke krijuar kushte favorizuese për biznesin dhe investitorët, është një politikë prioritare e Bashkisë së Tiranës.
"Hapja e vendeve të punës është objektivi kryesor dhe brenda këtij qëllimi veçoj punësimin për të rinjtë, të cilët duhet të gjejnë në Tiranë shanse më të mira për punësim, për karrierë".
Kurse, investitori italian, Antonio de Chico, njëherësh dhe përfaqësues i shoqërisë "Ital", tha se "fillimisht do të punësojmë 100 të rinj dhe më vonë do të kemi projekte të tjera".
Para zyrave të kompanisë italiane të telemarketingut, kryebashkiaku Basha vizitoi dhe një lulishte të sapo ndërtuar nga Ndërmarrja e Gjelbërimit nr. 1.
Numri i të papunëve në Tiranë vlerësohet se është më i madh se numri i punëkërkuesve të regjistruar. Pjesën më të madhe të punonjësve të papunë e zënë grupmoshat mbi 35 vjeç dhe konkretisht zënë gati 60% të numrit në total, grupmoshat mbi 45 vjeç zënë 27.7% të numrit të të papunëve.
Deri në 2005 rezultojnë të regjistruar si të papunë nga Zyra e Punësimit Tiranë 16 530 vetë, nga të cilët 82% përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike dhe 11% nga pagesa e papunësisë. Nga bilanci i kësaj periudhe rezulton se janë të regjistruar 2 509 punëkërkues të papunë të rinj, nga të cilët: 30.7 % janë përfitues të ndihmës ekonomike, 23.4% janë përfitues të skemës së pagesës së papunësisë, 45% janë kategori të tjera (kjo shifër ka rritje në krahasim me vitin e kaluar).
Pjesën dërrmuese të punonjësve të papunë, gati 60.6% të totalit, e zënë personat me arsim 8-vjeçar.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: 50 të punësuar, kompania clirohet nga taksat lokale