E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naum Disho rizgjidhet tek OMONIA: Të helenizojmë Korçën

Lajmi u bë i ditur nga vetë Disha, i cili theksoi sot se ishte rizgjedhur të dielën gjatë mbledhjes ku morën pjesë rreth 1305 anëtarë.

Mbledhja e djeshme është zhvilluar pa praninë e medieve lokale. Disho bëri të ditur se për postin e kryetarit kishte konkurruar edhe zonja Eleni Kotelli, por ai mori 79 për qind të votave. Ai shprehur edhe qëllimin e detyrës së tij: "Jemi këtu së bashku, të kontribuojmë për përforcimin e helenizmit në rajonin e Korçës."

Naun Disho, bashkë me dy persona të tjerë, Alqi Korroveshi dhe Luan Zaçe, po gjykohet nga gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës, për veprën penale të dhunimit të varrezave të fshatit Boboshticë.

Në fshatin Boboshticë, në fillim të muajit tetor 2010, me urdhër dhe financim të organizatës OMONIA të Korçës, u ndërtua një memorial mbi varrezat e vjetra të fshatit, me pretendimin se aty janë varrosur dy ushtarë grekë të vrarë në vitin 1941 në luftën italo-greke./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-31 16:32
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›