LSI, Rama: Përgatitje urgjente për zgjedhjet
“Koha është në limitet e saj dhe nuk ka më vend për të humbur kohë, por apeli që unë drejtoj është që të gjithë aktorët, të gjithë faktorët politikë të rëndësishëm, të gjithë institucionet shtetërore për të përmbushur në kuadër të realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve evropiane, duhet të ulen në tryezën e punës për të përballuar së bashku këtë sfidë”, theksoi Luan Rama, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.
Ai shtoi se Shqipëria ka një axhendë evropiane të përcaktuar, dhe kjo është realizimi i zgjedhjeve lokale sipas standardeve të njohura. “Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndërmarrë iniciativa konkrete për t’i ftuar edhe mbi bazën e projekteve konkrete palët në këtë punë të rëndësishme, por ndërkaq unë ftoj që edhe OSBE-ODIHR të fokusohen më drejtpërdrejtë në këtë çështje dhe të gjithë së bashku të punojmë për të realizuar me sukses zgjedhje të lira, të drejta, të ndershme dhe të pakontestueshme nga askush”, vijoi ai.
Zyrtari i lartë i LSI-së, thotë se kushdo që mundohet të bëjë veprojë në mënyrë të kundërt me këtë trend, tregon se interesi i tyre nuk ka të bëjë me zhvillimin evropian të vendit.
2011-01-31 17:04