E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 2 shqiptarë me 110 gramë kokainë

Bergamo, 6 Shkurt NOA Janë kapur në
autostradën e Bergamos dy shqiptarë të cilët po transportonin një sasi mjaft të
konsiderueshme kokaine.

Në një kontroll rutinë të policisë vendase ata
janë ndaluar në autostradë ku kishin si destinacion Venezian.

Bëhet fjalë për dy shtetas me origjinë
shqiptare respektivisht njëri ishte 30 vjeç ndërsa tjetri 26 vjeçar.

Në makinën e tyre e cila ishte një Ford e
tipit Mondeo u sekuestrua një sasi mjaft e konsiderueshme kokaine ku bëhet
fjalë për 110 gramë.

Shqiptarët në pamje të parë dukeshin mjaft të
nervozuar ku kjo ishte dhe arsyeja që i shtyu karabinierët vendas të bënin një
kontroll në makinën e tyre.

Tashmë ata janë të arrestuar dhe do të mbahen
deri të hënën kur do të bëhet dhe seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së
sigurisë për të dy shqiptarët.

r.b/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›