E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit

GJIROKASTËR- Policia ka sekuestruar 200 kilogramë marijuanë në Lazarat, ndërkohë që transportuesit apo pronarët e lëndës narkotike kanë mundur të 'arratisen'.
Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës, sipas të cilës operacioni u bë pas informacioneve të marra në fshehtësi se një sasi e madhe droge ishte gati për shkëmbim.
Megjithëse janë larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave që do kryenin shkëmbimin, por për arsye hetimi nuk i bëri të ditur në njoftimin për shtyp. "Tre shtetasit në kërkim janë nga Lazarati", bëjnë të ditur burimet policore, duke shtuat e droga ishte e paketuar në çanta të mëdha.
Lazarati konsiderohet nga policia si një ndër zonat me veprimtari të gjerë të kultivimit të hashashit. Shumë operacione të policisë në këtë zonë kanë dështuar pasi persona të panjohur u kanë bërë pritë dhe i kanë qëlluar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›