E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta fton ministrin korean-jugor për vizitë në Tiranë

Gjatë këtij takimi, Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë pozitive dhe shprehu vullnetin për zgjerimit e tyre të mëtejshëm në të gjitha nivelet.

 Ai theksoi rëndësinë e veçantë të këtyre marrëdhënieve duke nënvizuar potencialet që ekzistojnë në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe pozitën strategjike që Shqipëria ka në rajon. Në këtë kontekst, ai kërkoi një prani më të madhe të kompanive koreano-jugore në Shqipëri. Ambasadori Young- Han transmetoi dëshirën e qeverisë koreano-jugore për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare në të gjitha nivelet.

Duke nënvizuar faktin se viti i ardhshëm shënon 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ai propozoi zhvillimin e konsultimeve politike me qëllim organizimin e vizitave të nivelit të lartë dhe zhvillimin e aktiviteteve me karakter kulturor. Gjithashtu, Ambasadori koreano-jugor përshëndeti zhvillimet e brendshme në Shqipëri në kuadrin e procesit të integrimit në BE. Në përfundim të takimit, Meta transmetoi ftesën për një vizitë në Shqipëri të Ministrit të Jashtëm koreano-jugor.           

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›