E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret në pemë, të paqarta shkaqet

12/04/2010 Dyshohet prej problemeve ekonomike

LIBRAZHD-Është gjetur i vetëvarur në një degë peme, një 55-vjeçar nga fshati Xhyrë i rrethit të Librazhdit. Nikolla Ibraj i ka dhënë fund jetës me litar aty rreth mesditës në afërsi të Urës së Xhyrës. Kanë qenë banorë të zonës që kanë zbuluar atë që kishte ndodhur teksa kalonin urën. Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia e Librazhdit. Agjentët e mbërritur në vendin ku ishte vetëvarur 55-vjeçari, konfirmojnë se burri i ka dhënë fund jetës nëpërmjet litarit. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vetëvrasjen, por mësohet se janë duke u pyetur familjarët për të zbardhur shkaqet që kanë sjellë aktin fatal. Policia ka ndërmarrë veprimet e para për të zbardhur shkaqet që kanë sjellë vetëflijimin e 55-vjeçarit. Një grup hetimor është duke plotësuar dosjen për këtë ngjarje. Sipas të dhënave të para, dyshohet se kanë qenë problemet ekonomike që mund të kenë shtyrë burrin drejt aktit fatal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›