Dhuna, policia përgënjeshtron PS
12/04/2010 Asnjë nga efektivat nuk ka ushtruar dhunë në protestën e Ballshit
Imaili dhe Murataj u konfliktuan për çështje personale
TIRANE- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me akuzat që Partia Socialiste i ka bërë asaj, duke e akuzuar se uniformat blu janë bërë objekt dhune duke keqtrajtuar disa anëtarët e PS në qytetin e Mallakastrës. Lidhur me këtë ngjarje policia ka dhënë informacion të zgjeruar, ku nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se më 10 prill 2010 rreth orës 12:00 në komisariatin e policisë Ballsh janë shoqëruar shtetasit Pajtim Ismaili, dhe shtetasi Besnik Murataj, që të dy nga Mallakastra. Policia bëri me dije se shoqërimi i tyre u krye pas një telefonate nga qytetarët në komisariatin e policisë, pasi këta shtetas ditën e shtunë rreth orës 11:30 kanë debatuar dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin me grushte për motive të dobëta, në trotuarin përballë tregut në qytetin e Ballshit. Të dy shtetasit paraqitën kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit, ndaj policia tha se përpiluan materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve dhe çështja do t’i referohet Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprën penale të dëmtimeve të tjera me dashje, vepër kjo e parashikuat në Kodin Penal. Policia e Shtetit distancohet nga komentet e bëra nga forcat e ndryshme politike dhe garanton qytetarët se vazhdon punën me përkushtim për të qenë sa më pranë komunitetit. Ndërkohë përgënjeshtrimi është kryer edhe nga kryetarja e komunës Fratar Sabire Hoxha. “Hedh poshtë akuzat se kam dhënë kontribut për të penguar protestën e PS, madje nuk kam pasur asnjë lidhje me këtë. Gjithashtu nuk mund të mbaj mbi supe peshën që në këtë protestë nuk kishte pjesëmarrje dhe nuk është faji i kryetares së komunës se në këtë tubim nuk kishte pjesëmarrje”, është shprehur Hoxha. Për sa i përket precedentit për shtetasin Pajtim Ismalili, sipas kryetares së komunës Frakull, kjo nuk ka lidhje fare me protestën e zhvilluar në Fratar dhe rrahja ka ndodhur për probleme personale mes dy personave.
Çështja në polici
Të dy shtetasit paraqitën kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit, ndaj policia tha se përpiluan materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve dhe çështja do t’i referohet Prokurorisë Fier për akuzën dëmtimeve të tjera me dashje. Nga veprimet hetimore rezulton se motiv i sherrit kanë qenë banal dhe ka ndodhur për një konflikt mes Imailit dhe Muratajt.