Kapen 25 kg drogë në portion e Vlorës, arrestohet 30-vjeçari
Policia e Vlorës ka sekuestruar 25 kg drogë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e saj. Droga e llojit kanabis sativa është kapur në portin e Vlorës gjatë një kontrolli në një automjet i cili kishte si destinacion Italinë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit i cili është 30-vjeçari Julian Taraj 30 vjeç nga qyteti i Vlorës.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për persona të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës ndërsa materialet në ngarkim të 30-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtjeshme.