Medvedev lejon rishikimin e rezultateve

Pas demonstratave më të mëdha kundër qeverisë në Rusi që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, presidenti Dimitri Medvedev ka urdhëruar rishikim të rezultateve pas akuzave për manipulim në zgjedhjet parlamentare.
Përmes rrjetit në internet Facebook ai hodhi përsëri poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja por nuk pajtohet me asnjë thirrje që u bëhen nëpër mitingje protestuesve, raporton Dw.
Përfaqësuesit liberalë të opozitës dhe të ish-kryeministrit, Boris Nemcov bën të ditur për vazhdimin e protestave.
Ditën e shtunë në shumë qytete të Rusisë u zhvilluan demonstrata ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz kundër rezultateve të manipuluara të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluar një javë më parë.