Kapen 25 kg mish kontrabandë
Nga Express më 30 prill 2011 në ora 13:44
Policia ka ndaluar një automjet “Golf III”, me targa të Maqedonisë, i cili drejtohej nga një mashkull i përkatësisë boshnjake.
Gjatë kontrollimit, brenda në automjet është gjetur mish në sasi rreth 25 kg, për të cilët i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse.
Malli është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.