Arrestohet për tentimvrasje
Hetuesit policorë të stacionit Jugu në Prishtinë, në bashkëpunim me hetuesit policorë të Ferizajt, kanë arrestuar një person, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes dhe tentimvrasjes.
Rasti ka ndodhur me datën 15.03.2011, në afërsi të urës për Mitrovicë, ku një person i dyshuar, viktimës (mashkull), nën kërcënimin e armës (thikë), i ka grabitur telefonin celular, para të gatshme si dhe një zinxhir ari.
Gjithashtu të njëjtin, i dyshuari e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas një pune intensive, hetuesit policorë të stacionit Jugu, me datën 28.04.2011 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Q. Abazi 17=vjeç, lidhur me rastet në fjalë.
I dyshimti është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ai do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme nga ana e hetuesve policorë.