Kapen 4 shqiptare ne Itali kryen vjedhje me vlere mbi 2 milione euro

Aleksandri 31 janar NOA 8211 Policia e Aleksandrise ne Itali ka identifikuar dhe arrestuar kater shqiptare si autoret e grabitjeve te shumta gjate muajve te fundit ne kete province italiane.
Keshtu pas nje hetimi kompleks te aktivitetit te tyre prej mese 6 muajsh dolen ne drite veprat e ketij grupi kriminal dedikuar kryesisht ne kryerjen e vjedhjeve dhe grabitjeve ne shtepi dhe vila te shoqeruar edhe me akte te shumta te vandalizmit kunder viktimave te ketyre krimeve.
Nderkaq behet me dije se kjo bande ka kryer disa incidente penale edhe ne disa krahina fqinje si Piemonte dhe Lombardi.
Si prove ndaj tyre ekzistojne pergjimet telefonike te cilat jane te dokumentuara me komunikimet e llojeve te tjera mes tyre.
Nderkaq ndaj tyre rendojne edhe deshmite e 24 personave qe iu jane vjedhur automjetet e tyre.
Policia italiane ben me dije se shuma e pergjithshme e perllogaritur nga vjedhej e grupit te shqiptareve arrin ne me shume se 2 milione uro.
n.e/NOA