Trafiku i lendeve narkotike sekuestrohen 26 kg kanabis

SHKODR - Trafiku i lendeve narkotike nga Shqiperia drejt Malit te Zi vazhdon te jete i pranishem por akoma nuk ka persona te ndaluar si autore te tij. Dy persona jane konstatuar se po i afroheshin vijes kufitare jashte pikekalimit kufitar dhe sapo policia kufitare eshte vene ne ndjekje ata kane mundur te largohen duke braktisur ngarkesen qe mbanin.
Ne vendin e quajtur Lapidari i Ushtarit komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe nga patrulla e Policise Kufitare jane konstatuar dy shtetas te paidentifikuar qe po leviznin ne drejtim te vijes se kufirit. Sapo kane pikasur patrullen e policise ato jane larguar duke lene ne toke dy thase dhe duke u fshehur ne terren malor te favorizuar dhe nga erresira.
Nga veprimet e kryera u konstatua se ne thaset e braktisur ndodheshin gjithsej 2617 kg te ndara ne 26 pako celefoni te tejdukshme te mbushura me lende bimore ne gjendje te thare e cila dyshohet te jete lende narkotike kanabis sativa. Brenda nje harku kohor te shkurter nuk eshte hera e pare qe kapet kanabis sativa e thare duke u transportuar drejt Malit te Zi ndersa autoret largohen pa u identifikuar.