Ishte ne kerkim per zjarrvenie vihet ne pranga 47-vjecari

PUK - Policia e Pukes ka ndaluar 47-vjecarin Kol Gega i cili ishte i shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Pukes e kishte denuar ne mungese me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Kol Gega lindur dhe banues ne fshatin Lumbardh Fushe - Arres rrethi Puke ishte deklaruar fajtor per vepren penale te shkaterrimit te prones me zjarr dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me vendim date 11.01.2011 e ka denuar ne mungese te lartpermendurin me 1 vit e 6 muaj heqje lirie.
Kapja e ketij personi eshte bere nga sherbimet e Komisariatit te Policise Puke ne afersi te baneses se tij. Po nga policia e Pukes eshte ndaluar dhe Leonard Dodaj 36 vjec lindur dhe banues ne qytetin Fushe-Arres.
Ndalimi i tij u be pasi me date 28.01.2011 ne ora 1830 shtetasi .D. 53 vjec me banim ne Fushe- Arres ka bere kallezim penal ne ngarkim te te ndaluarit per kanosje ndaj tij. Shtetasit Leonard Dodaj i jane gjetur dhe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje cante me nje automatik model 56 8 krehra automatiku si dhe 495 cope fisheke luftarake. Ai akuzohet per veprat penale te kanosje serioze dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake.