E Diel, 1 Nëntor 2026

1000 lidhje te paligjshme ne rrjet gjobiten biznese e familjare

BERAT- Ne linjen e ujit te pijshem te Bogoves qe furnizon qytetin e Beratit konstatohen plot 1 000 lidhje te jashteligjshme ne rrjet vjedhje kjo e hapur qe qytetaret bejne me prurjet e ujesjellesit ne te gjithe shtrirjen e tij. Ky shqetesim eshte i njohur prej kohesh nga Drejtoria Rajonale e Ujesjellesit nderkohe qe nderhyrjet e jashteligjshme jane bere nga qytetare biznese kane bere ne tubacionin percjelles nga vendburimi i Bogoves deri ne qytetin e Beratit.

Shume biznese kryesisht lavazhe por dhe familjare duke qene se tubacioni i ujit te pijshem kalon prane pronave te tyre per te perfituar me shume uje dhe per te mos paguar konsumimin e tij nderhyjne duke demtuar tubacionin.


Keto nderhyrje te paligjshme jo vetem qe shkaktojne deme te pallogaritshme ne ndermarrjen e ujesjellesit por dhe demtojne tubacionin duke lene ne mjaft raste dhe qytetaret pa uje te pijshem si pasoje e demeve te shkaktuara. Ne lidhje me kete problem burime nga Drejtoria Rajonale e Ujesjellesit bejne me dije se jane marre masa te forta jo vetem per nderprerjen e shume prej ketyre lidhjeve por dhe gjobitur shume biznese dhe qytetare sipas ligjit.


Keshtu sipas burimeve shume konsumatore jane ndeshkuar me gjoba te medha qe variojne nga 5 000 - 50 000 leke. Ditet e fundit kjo drejtori ka ngritur dhe grupe kontrollesh per te kaluar ne site te gjitha matesit e familjeve per te pare efektshmerine e tyre si dhe gjobitur ato familje qe nuk kane shlyer faturat prej vitesh.


Lajmin e bene te ditur per gazeten Shekulli vete drejtori i Ujesjellesit Rajonal te Beratit Fatmir Shehu i cili eshte shprehur se krahas punes qe po kryhet per zevendesimin e tubacionit kryesor ne nje pjese ne rajonin e Skraparit i cili u shkaterrua gjate dimrit te kaluar ku u demtua nje sasi e madhe e tubacionit nga rreshqitjet e tokes po merren masa edhe per te gjetur abuzimet. Tashme ne jemi dhe duke punuar per likuidimin e faturave te prapambetura dhe nderprerjen e nderhyrjeve te lidhjeve te paligjshme ne tubacionin kryesore.


Nga kontrollet e ushtruara jane konstatuar 1 000 nderhyrje ne tubacionet kryesore qe transportojne ujin nga vendburimi kryesor i Bogoves per ne depot kryesore te Beratit nje vjedhje kjo shume e madhe.


Sipas Shehut mesohet se tubacioni kryesor eshte shkaterruar nga nderhyrjet e paligjshme duke e demtuar rende dhe me pas duke vjedhur ujin e pijshem padrejtesisht. Ne stinen e veres si pasoje e demtimeve te tubacionit uji perdoret per te vaditur tokat e mbjella fenomen ky qe eshte verejtur me se shumti ne zonen e fshatrave Mbrakull Fush Peshtan Vodice Uznove dhe nje pjese neper lagjet e qytetit te cilet vadisnin kopshtet e tyre.


Gjithashtu Drejtoria e Ujesjellesit per te shmangur vjedhjet ne rrjet abuzimet e kryera ne menyre te ndryshme nga lavazhot etj ka marre masat te forta dhe deklaron se do te coje ne ndjekje penale personat qe thyejne ligjin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›