Kapen 5 kg mariuanë do shitje në shkolla e lokale nate të Ballshit
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka bllokuar mbrëmë 5 kg lëndë narkotike mariuanë, si dhe ka ndaluar dy të rinj nga qyteti i Ballshit.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e qarkut jugor informon se Drilon Shehaj e Klaudio Osmënaj, përkatësisht 24 e 21 vjeç, u arrestuan në hyrje të qytetit të Tepelenës, teksa po udhëtonin me automjetin tip "Benz", me targa MK 3861 A.
Policia informon se droga vinte nga Lazarati dhe ishte destinuar të shitej në formën e cigares në shkolla dhe lokale nate në qytetin e Ballshit. Lënda narkotike e ndarë në pjesë të barabarta, ishte mbështjellë në një qese plasmasi dhe ishte fshehur në sedilen e shoferit dhe pasagjerit. Ndërkohë që në xhepin e xhaketës së 21 vjeçarit Osmënaj u gjetën dhe 200 fara marihuanë.
Ndalimi vjen katër ditë pasi policia e Gjirokastrës bllokoi në fshatin Goranxhi mbi 1 ton marihuanë, arrestoi një shtetas dhe shpalli në kërkim tre të tjerë, ndërsa një ditë më parë arrestoi dy rinj nga Lushnja me 6 kg lëndë narkotike.
(s.g/balkanWeb)