Kapen 650 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Kapen 650 kg e 537 gr hashash pranë kufirit shqiptaro-grek. Sipas informacioneve droga është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Plataria të Igumenicës ndërsa në prangat e policisë greke kanë rënë 5 persona ku 2 prej tyre ishte shqiptarë ndërsa 3 të tjerët shtetas grekë.
Sipas policisë greke droga e cila vinte nga Saranda ishte fshehur në një kamionçinë ndërkohë që lënda narkotike gjatë transportit shoqërohej nga dy automjete të tjera.
Menjëherë pasi kanë parë policinë trafikantët janë larguar me shpejtësi por policia ka arritur t`i prangos ata disa orë më vonë.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.