Grabitjet në rrugë, policia aksion në argjendari

Të gjendur përballë një numri të lartë rastesh të vjedhjeve të varësve të floririt dhe shitjen e tyre në argjendaritë e kryeqytetit, policia e Tiranës paralajmëron argjendarët se do të ndërshkohen nëse kapen duke tregëtuar flori të paligjshëm.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se po vijojnë kontrollet për argjendaritë të cilat ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në tregëtimin e floririt.
Sipas policisë së kryeqytetit gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1 kg e 800 gr flori dhe 10 kg argjend pa dokumentacionin përkatës ndërsa janë proceduar 7 persona me akuzën për tregëtim të mallrave kontrabandë.