E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje në Fier dhe në Lushnje

Dy persona mbetën të vdekur në dy ngjarje të ndryshme të ndodhura pasditen e së martës në Fier dhe në Lushnje.

Lulzim Heqini ka qenë në një lokal me lojëra fati, afër shtëpisë së tij në Fier ku është qëlluar për vdekje me armë nga një person i cili pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes. 45-vjeçari nga Fieri Lulzim Heqimi, nuk është i panjohur për uniformat blu sepse më heret ai është dënuar për trafik droge.
 

Pasi ka vujajtur dënimin me burg, babai i 2 fëmijë sapo kishte dalë nga burg dhe në orën 19.00 të martës nuk ka mundur ti shpëtoj vrasjes. Mbi të është qëlluar 5 herë me armë. Edhe pse dëshmitarët thanë se 45 vjeçari ishte duke pirë kafe vetëm, ekzekutimi ndaj tij duket se ishte i përgatitur pasi një personi i dyshuar ishte duke e pritur në këtë lokal.

Autori pasi ka qëllua mbi Lulzim Heqimin është larguar me shpejtësi nga vendgjarja ndërsa policia ende nuk ka asnjë emër si të dyshuar për këtë vrasje. Ndërsa policia po hetojnë mbi këtë ngjarje, pistat e hetimit janë të shumta për shkak se 45 vjeçari Heqimi ka pasur konflikte të mëparshme në Fier për shkak të hasmërive.

Për familjen Heqimi kjo është vrasja e tretë. Në vitin 1998 vëllai i Lulzim Heqimit, Arben Heqimi është ekzekutuar në qëndër të Fierit. Edhe ky ekzekutim mendohet të ketë ndodhur për arsye hakmarrje. Ndërsa në vitin 2005 vëllai i vogël i Lulzim Heqimit, Rivelino ekzekutohet afër shtëpisë së nënës së tij pas kishte parkuar automjetin. Edhe në këtë rast pista e hetimeve ishte e njëtjë, dyshohej për hakmarrje.
 

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje. Nezir Mehmeti vret me vdekje Servet Nallen 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjes, ku konflikti midis dy fqinjëve për tokën, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Sipas hetimeve paraprake mësohet se autori ishte duke kositur barin për bagëtitë dhe i shoqëruar nga bashkeshortja, ndërsa ka debatuar me viktimën Nalla se bagetitë e këtij të fundit kishin dëmtuar pronën e tij.
 

Ndërkohë që policia e Lushnjës ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur pas pak minutash edhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje Nezir Mehmeti.
 

Duket se muaji gusht nuk e ka thyer rregullin që ka pasur edhe në vitet e tjetra, duke shënuar edhe numrin më të madh të vrasjeve. Vetëm brenda tre orësh në dy qytete janë regjistruar dy të vrarë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›