Pasuesi i Madh çimenton pushtetin (FOTO)
Kim Jong Un, pasuesi i Kim Jong Il në Korenë e Veriut, ka marrë një post të ri. Sipas gazetës Rodong Sinmung, organ qendror i Partisë së Punës, ai është tani shefi i Komitetit Qendror të Partisë. Gazeta ka bërë thirrje për besnikëri ndaj tij. Shefi i Komitetit Qendror është automatikisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës. Ky është posti më i lartë civil në Korenë e Veriut.
Ndërkohë të shtunën ai u deklarua Udhëheqësi Suprem i ushtrisë me 1.2 milion anëtarë. Në këtë mënyrë, ushtarakët kryesorë do i binden atij.
Nga Koreja e Jugut kanë mbërritur dy delegacione për të nderuar udhëheqësin e vdekur. I pari është ai i vejushës së ish-presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae Jung. Burri i saj kishte marrëdhënie të përmirësuara me Korenë e Veriut. Unë shpresoj që vizita jonë do shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, tha vejusha Lee Hee Ho. Kurse delegacioni i dytë drejtohet nga shefja e kompanisë Huyndai, Hyun Jung Eun.
Zyrtarisht Koreja e Veriut është në luftë me Seulin. Pas vdekjes së Kim Jong Il, në jug ushtria u vu në gjendje gatishmërie.

Familja qe drejton prej tre brezash- Kim Il Sung, Kim Jong Il dhe Kim Jong Un

Delegacioni i Korese se Jugut mberrin ne Korene e Veriut

Kufiri mes dy Koreve
